Presidenti Meta ndalet në Prekaz dhe nderon figurën e Adem Jasharit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 10:07
Presidenti Meta në përfundim të vizitës në Kosovë është ndalur mbrëmjen e djeshme, 25 nëntor në Prekaz.
Presidenti shkruan në Facebokk se në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit u përul me nderim dhe respekt para kujtimit dhe veprës së Adem Jasharit.
"Në përfundim të vizitës në Republikën e Kosovës, nuk mund të mos ndalesha mbrëmë në Prekaz.
Në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Ditëlindjes së Heroit Legjendar Adem Jashari, u përula dje me nderimin dhe respektin më të thellë para kujtimit të paharruar dhe veprës së përjetshme të Tij dhe të gjithë heronjve e të rënëve të familjes Jashari dhe Prekazit martir.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Lirisë!"
