"Basha nuk pranoi që LSI të kishte anëtar në komisionin hetimor për inceneratorët", Vasili: Nuk të la padroni yt Edi Rama
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili vijon akuzat ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.
Bashkangjitur kërkesës që Vasili ka depozituar në Kuvend për të qenë pjesë e Komisionit Hetimor për hetimin e konçesionit të inceneratorëve, nënkryetari i LSI-së shkruan se Basha nuk ka pranuar që të kishte anëtar të LSI-së në Komision.
Sipas zotit Vasili arsyeja e vetme është se nuk e ka lejuar Rama, të cilën Vasili e cilëson Padron të tij.
Postimi i plotë:
"Lulezim Basha te jete i sigurte se nuk do te kete asnje mundesi tjeter më në jeten e tij as te genjeje dhe as te prese ne bese Levizjen Socialiste per Integrim.
Lulzim tregoju demokrateve se perse nuk pranove qe LSI te kishte nje anetar ne komisionin hetimor per aferen e shekullit ate te incineratoreve, megjithese LSI kerkoi dhe insistoi edhe me kerkese zyrtare me shkrim qe te merrte pjese ne komision.
Se nuk te la padroni yt Edi Rama.
Lulzim tregoju demokrateve se perse sa here ne dilnim ne konferenca shtypi per te denoncuar me emra dhe me dokumente aferen e incineratoreve, ndersa ti dilje menjehere paralelisht per te spostuar vemendjen ne tema te tjera dhe kurre nuk i mbeshtete denoncimet e fakteve tronditese te incineratoreve te bera nga LSI.
Lulzim ti je vetem nje skllav pa sherim i rilindjes dhe do te perfundosh si nje limon i shtrydhur i saj."
