"Do kishim dashur tju prisnim me diell por .... Batuta e Rames në fillim të mbledhjes së dy qeverive Shqipëri - Kosovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 10:11
Në Elbasan nis takimi i 7 –të i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Shqipëri – Kosovë.
Takimi po mbahet në Elbasan.
“Do kishim dashur tju prisnim me diell por shpresoj që gjithë ky shi dhe këto pika që kemi mbi kokë të jenë ogur I mirë. Është kënaqësi të jemi bashkë” e nisi fjalimin e tij kryeministri Edi Rama përpara ministrave të dy kabineteve qeveritare.
Rama pranoi se mbetet sfidë e përbashkët rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve.
