Dëbora zbardh Dardhën në Korçë

Janë rikthyer reshjet e dëborës në Dardhë.

Në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9 deri tek i 11 ka pasur reshje më të dendura dhe për këtë është dashur të ndërhyhet  edhe nga mjetet borëpastruese të cilat kanë bërë te mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, për të eliminuar ngricat.

Reshjet kanë filluar prej mëngjesit  të sotëm me intensitet të ulët ndërsa vende vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e dëborës  varion nga 3 deri në 5 cm.