Berisha i sigurt drejt Kuvendit të 11 dhjetorit, mobilizon ndjekësit të facebook
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se po shkon i sigurt drejt mbajtjes së Kuvendit të PD-së me 11 dhjetor pavarësisht kundërshtive të lidershipit të kësaj partie.
Mbrëmjen e sotme ai ka ndryshuar foton e coverit në facebook, ku shfaqet një kolazh nga takimet e tij të Foltores së bashku me njoftimin e datës së Kuvendit dhe sloganin "Më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur."
RTV Ora dhe Antonio Noto sollën mbrëmjen e të martës, 23 nëntor, për publikun shqiptar një pasqyrë për krizën politike brenda selisë blu.
Në bazë të të dhënave, demokratët ndihen më pranë Berishës, ndërsa do të votonin atë në kutoat e mbi 80% nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot.
Foltroja ka dhënë frytet e saj me punën në terren, sepse demokratët mbështesin fort Berishën kundrejt Bashës.
Sondazhi mati jo vetëm situatën brenda PD-së por dhe si e ka nisur qeverisjen e mandatit të tretë kryeministri Edi Rama, ku ka një pakënaqësi ndaj tij në kuotat e 52 %.
