Oksana Duqi: Shoqëria indiferente ndaj vullnetarizmit, duhet ndjeshmëri
Vullnetarizmi dhe rëndësia e tij në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera në botë bëri bashkë tre të rinjtë këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora. Harold Koxha, koordinator projektesh në organizatën “PVN Albania”, Jesmina Sengla dhe Oksana Duqi, vullnetare.
Harold Koxha u shpreh se vullnetarizmi përveç kënaqësisë që të jep, shihet dhe si një mundësi shumë e mirë për të krijuar ura lidhëse dhe njohje të reja.
“Mendoj se vullnetarizmin e kam nisur pak vonë, kur kam qenë 22-23 vjeç. Por, nga mundësit që kam pasur të shoh në projektet jashtë, kam vënë re që të rinjtë angazhohen në moshë më të hershme si pjesë e vullnetarizmit. E kam parë vullnetarizmin që të krijoj edhe kontakte me të tjerët, pasi të dilja nga bankat e shkollës. Vullnetarizi lindi si nevojë personale, por dhe të rritesha njëkohësisht nëpërmjet aktivizimit. Mendoj se vullntarizmi hapi dyert për tu punësuar më pas, siç e thash shërbejnë si ura lidhëse për të njohur sa më shumë njerëz”, u shpreh Koxha.
Ndërkohë Koxha u bëri “thirrje” gjatë bisedës institucioneve të ndryshme shtetërore se duhet të kenë një plan dhe databazë që të orientojë dhe drejtojë të rinjtë sesi të angazhohen për të qenë pjesë e vullnetarizmit. Pasi sipas tij, shumë të rinj kanë dëshirë, por shprehen se nuk dinë se ku të drejtohen.
“Në punën tonë të përditëshme kam vënë re që të rinjtë duan të angazhohen, por shprehen se nuk dimw se me kë duhet të bisedojmë dhe si të jemi pjesë e kësaj. Ndaj mendoj se institucione të ndryshme shtetërore duhet të kenë procedura të standartizuara që të rinjtë që kanë nevojë të angazhohen të kenë ndoshta një databazë dhe fusha të përcaktuara se ku mund të bëhen pjesë. Jashtë pozicione të ndryshme pune e kërkojnw si pjesë të CV ta kenë të shtuar pjesën e vullnetarizmit që të fitojnë një pozicion pune’" tha ndër të tjera Koxha.
Kurse Oksana e angazhuar si vullnetare në disa organizata të ndryshme jo-fitimprurëse rrëfeu për eksperiencat e saj, ku u shpreh se gjithmonë e ka pëlqyer vullnetarizmin dhe se ccdo eksperiencë të fal shumë kënaqësi.
“Gjithmonë më ka pëlqyer vullnetarizmi, por nisja ime këtu si eksperiencë ka qenë për shkak të angazhimeve të shkollës. Çdo eksperiencë është unike dhe kënaqësi në vete, por unë do të thosha se një element që ndikon në këtë pjesë ka të bëjë me target grupin që bëhet pjesë. Pasi aty përfiton ndjesi të ndryshme në varësi të qëllimit të aktivitetit”, u shpreh Oksana Duqi.
Gjithashtu edhe Jasmina Sengla pjesë e disa organizatave jo-fitimprurëse u shpreh gjatë emisionit se vullnetarizmi jo vetëm që të bën më të ndjeshëm, por ka një sërë benefitesh. Ku ajo përmendi edhe shtimin e numrit të vullnetarëve të rinj, pasi ajo tregoi nga eksperienca e saj se ka qenë ajo indicia që shumë të rinjë mund të jenë bashkuar në kauza të ndryshme.
“Gjurmët e mija të vullnetrizmit kanë qenë në moshën 13 vjec, ku jam angazhuar duke mbledhur ndihma ushqimore për familjet në nevojë. Gjithashtu jam përfshir edhe në pastrimin e ambienteve të ndryshme në natyrë. Vullnetarizmi jo vetëm që të bën më të ndjeshëm, por ka të bëj edhe me kontributin dhe potencialin tënd si individ për të sjell ndryshimin. Në vullnetarizëm kemi të bëjmë me përfitime reciproke, sepse siç e përmendëm përfiton edhe kontaktet. Unë në fakt nuk mbaj mend që nuk kam shtuar të rinj vullnetarë për kauza të ndryshme, pasi kam shërbyer si indicie për ta”, u shpreh Sengla.
