Olli: Shqiptarët se kanë dashur qeverisjen e Ramës, PD mori 200 mijë vota më shumë
Teksa është komentuar sondazhi i RTV Ora, Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli i ftuar në Ora News me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se zgjedhjet nuk u fituan nga Edi Rama por u humbën nga koalicioni opozitar që drejtohej nga Basha.
Ai tha se shqiptarët nuk e kanë dashur qeverisjen e Ramës, ndërsa shtoi se ndryshe nga 4 vite më parë PD mori 200 mijë vota më shumë, ndërsa PS ngeli në vendnumëro.
Sipas tij zgjedhjet nuk u vodhën.
Leonard Olli: Zgjedhjet nuk u fituan nga Edi Rama por u humbën nga koalicioni opozitar që drejtohej nga Basha. Të gjithë duhet të pranojmë që zgjedhjet janë i vetmi produkt i matshëm 100% në Shqipëri. Përtej akuzave që palët i drejtojnë njëra-tjetrës dhe rinumërimi i fundit në KQZ që u bë me kampione të rastësishme, konstatoi se votat e partive ishin aty të pacenushme dhe të paluajshtme sepse i numërojnë vetë. PS ka vetëm 4 mijë vota më shumë se 4 vite më parë dhe ndërkohë që menaxhon tërë pushtetet e mundshme në Shqipëri. Situata është shumë e frikshme. Nga ana tjetër PD u rrit me gati 200 mijë vota.
Pra si mund të themi që u masakruan zgjedhjet, kur partia që është në pushtet është në vend numëro, ndërsa partia që aspiron të vijë në pushtet është me 200 mijë. Shqiptarët nuk e kanë dashur qeverisjen e Ramës.
Sipas Ollit Shqipëria nuk vuan në keqqeverisje vuan në sistem.
