Koka: Sondazhi i Noto-s tregoi se demokratët mbështesin Berishën, elektorati s’ka më besim te Basha

Për gazetarin Bledian Koka, sondazhi i Noto-s & RTV Ora ka vërtetuar mbështetjen e madhe që ka Berisha në Partinë Demokratike.

Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se shifrat të tilla si 80-90% e demokratëve që mbështesin Berishën janë tregues që elektorati nuk ka besim te Basha.

Koka: E vërteta është ajo që është thënë tek sondazhi i NOTO-s. E vërteta mund të jetë ndryshe kur ka marsh gabimi, por kur shifrat janë 80-90%, këtu nuk mund të flitet më për marzh gabimi. Ky sondazh ka nevojë për reflektim për ata që kanë nevojë për këtë gjë. Unë pyes veten se cilën janë këta 10% që kanë akoma besim te Basha. Nëse sot do të bëheshin zgjedhjet, Berisha do t’i fitonte zgjedhjet, pasi Rama i ka fituar me 47%. Pa ngjallur një frymë  opozitar edhe program, mendoj se ky është një tregues real. Dhe kjo është shumica pa ngjyrë që e sheh Berishën të vijë në pushtet. Ata që e lexojnë këtë sondazh duhet të kuptojnë.

Lidershipi aktual i PD-së e ka humbur besimin tek elektorali i vet. Me këtë të dhënë, nëse shkohet në zgjedhje i bie që të mos kemi PD me Bashën në krye dhe i bie që të mos kemi as opozitë reale në vend. Sondazhi është tregues dhe alarmues për rithemelimin e situatës në PD. Tani çështje është kush mund ta mundi Ramën? Mua nuk më intereson fati i Bashës apo Berishës, por që vendi është pa opozitë. Basha është në krye të opozitës, por në aktin e parë që pati si opozitë abstenoi borxhin që mori qeveria prej 700 milionë eurosh.

Koka shtoi se në përballen e Berishës me Bashën, e habit aftësia gjuha e ashpër e Bashës kundrejt Berishës, që nuk është e tillë ndaj Ramës.

Koka: Në përballen e Berishës me Bashën, më habit aftësia gjuha e ashpër e Bashës kundrejt Berishës, por kam parë që Rama i ka bërë më keq Bashës, por ai nuk ka pasur një gjuhë të tillë me të. Nëse Basha do të kishte qenë kaq agresiv sa me Berishën edhe me Ramën, atëherë do ta kishte mundur Ramën. Ky është kontrasti i madh. Ky është dyshimi se ai nuk ka betejë opozite, por vetëm nxjerr kthetrat vetëm kur i rrezikohet karrigia e vet. Kjo është vetëm një luftë për vulën e vet dhe karrigen e tij. Ndërsa për Berishën është një mea cupla dhe një platformë që po pëlqehet edhe nga demokratët e kritikën.