Autoriteti i Aviacionit Civil me Drejtor të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2021, 18:38
Maksim Et’hemaj do të jetë drejtori i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, duke zëvendësuar Edlira Krajën, e cila u lirua sot nga detyra.
Emërimi i tij u bë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të mërkure, 24 nëntor.
Maksim Et'hemaj ka mbajtur postin e drejtorit të Divizionit Teknik në “Albcontrol”.
Po sot qeveria emëroi edhe Vjollca Brahon si zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.