Koka: Berisha në terren me demokratët, Basha jep vetëm intervista me regjistrim ose në rrjete sociale
Për gazetarin Bledian Koka, Lulzim Basha është vetëm duke dhënë intervista të regjistruara, ndërsa Berisha është duke u përballur me demokratët.
Në një intervistë për RTV Ora, ai tha se Bash ajo vetëm nuk përballet me demokratët, por edhe bllokon komentet në rrejtët sociale tashmë.
Koka: Basha është vetëm duke dhënë intervista të regjistruara, ndërsa Berisha është duke u përballur me demokratët, pranon fajet dhe shpalos një platformë të re për opozitën, njerëzit dinë ta bëjnë diferencën. Dhe këtë diferencë po e shohim mes tij dhe Bashës që për të mos u përballur jo vetëm që nuk del, por bllokon komentet në rrjetet sociale. I gjithë aktiviteti i postimeve në tij ka kaluar nga Instagram dhe Twitter ku nuk komentohet dot.
Basha e di se firmat janë aty dhe nëse do të lexojë qëndrimin e demokratëve, mund të shkojë te zura e Palokës se 5 metra larg e ka. Të bëjë të njëjtën gjë që bëri zoti Shehaj. Ndërsa sot për shkak të presioneve, dy njësi në Tiranë kanë bërë publike firmat e tyre për Kuvendin. Pra shumica dërrmuese e demokratëve e kanë firmosur formularin, ashtu sikurse tregoi edhe mbrëmë sondazhi i Noto-s.
