Pyetet për birësimin e fëmijëve nga LGBTI+, Muzhaqi: Birësimi është një gjë kaq e bukur!
Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi e pyetur nga gazetarët për birësimin e fëmijëve nga komuniteti LGBT, prindërit e vetëm dhe ata nën 35 vjeç ajo tha se nuk ka gjë më të bukur se birësimi.
Ajo shtoi se të rinjtë kanë qenë gjithmonë në fokusin e qeverisë dhe tani më kanë një ministri të posaçme me fokus te rinia dhe fëmijët.
Muzhaqi: Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur ti mund t’i japësh një fëmije, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar por e rëndësishme është që s’ka gjë me te bukur se birësimi.
Mendo që të rinjtë kanë qenë gjithmonë ne fokus, patjetër që duhet të jenë. Mendo faktin që tani në kemi një ministri që tani ka në fokus të veçantë rininë dhe fëmijët, kemi mundësinë t’i japim fokus me të madh se çfarë është bërë më parë. Mendoj se pjesa e rinisë ka qenë gjithmonë pjesë e ministrive të tjera, unë kam qenë vet zv. ministre rinie ne te shkuarën e nuk do të thotë se nuk ka pasur në fokus. Do jetë fokus me i shtuar.
