Aksident te "Astiri", një person i shtrirë në tokë

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Astirit. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme.

Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende por nga pamjet shihet një person në tokë i rrethuar nga qytetarë dhe policia.