Presidenti Meta: Taksa e Rrugës së Kombit duhet te hiqet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2021, 21:10
Presidenti Ilir Meta është shprehur se taksa e “Rrugës së Kombit” duhet të hiqet.
Kreu i shtetit u shpreh se marrëdheniet e Shqipërisë me Kosovën, janë jo vetëm marrëdhënie strategjike, por vëllazërore dhe jetike për qytetarët e të dy vendeve tona, dhe sipas tij nuk duhet të krijohen pengesa.
Ilir Meta: Taksa e Rrugës së Kombit duhet te hiqet. Marrëdheniet e Shqipërisë me Kosovën, janë jo vetëm marrëdhënie strategjike, por vëllazërore dhe jetike për qytetarët e të dy vendeve tona.
Detyra jonë është mos krijojmë pengesa dhe ti çlirojmë nga interesat klienteliste dhe procedurave, duke hapur rrugë për zhvillimin e ndërsjellë të marrëdhenieve.
Këtë deklaratë Meta e bëri në emisionin "CONTEX".
