Ju flet Moska - Vdekje socializmit, liri popullit, sipas logjikës: Vdekje fashizmit, liri popullit

Vdekje socializmit, liri popullit, sipas logjikës: Vdekje fashizmit, liri popullit ishte tema këtë të mërkurë në “Ju flet Moska” në RTV Ora nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Ideologjia fashiste dhe ajo komuniste e kishin prejardhjen nga e majta. Fashizmi ishte një socializëm i tjetërsuar. Një diktaturë e djathtë e maskuar me parulla socialiste.

Në 1991 u shpall dështimi i ndërtimit të socializmit. Kështu u ndërrua emrin në Partia Socialiste dhe u shndërrua në një parti socialiste perëndimore.

Emrin e kanë socialistë, por fjalën socializëm nuk e përdorin. Sigurisht që ka edhe një opozitë kundrejt këtyre. Provat që ndërrimi i sistemit në letër është që asnjëherë këto 30 vite, partitë të gjitha nuk i kanë thënë PS-së se ku e ka socializmin sikurse kanë emrin.

PS është praktikisht një diktaturë e djathtë e maskuar me parulla të majta. Sa më tepër dobësohet opozita aq më shumë nuk kujdesen për ato parullat e majta. Edi Rama e ka hequr fare nga fjalori socializmin.

Nga 1944, kur u tha vdekje fashizmit, deri në vitin 2021, që i bie 77 vjet dhe plus 9 vite deri në 2030 që ka thënë Rama, i bie 86 vite në pushtet, hiq këto 13 vite që ka qenë PD, 70 vite u është thënë shqiptarëve që do të ndërtohet socializmi.