Sondazhi Noto & RTV Ora, Olli: Përforcoi bindjet e mia dhe atë që kam deklaruar
Në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme brenda PD-së, Radio Televizioni Ora dhe Antonio Noto publikoi mbrëmjen e djeshme sondazhin që jep një situatë të qartë brenda partisë më të madhe në opozitë.
Në një intervistë për Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli është shprehur se sondazhi i ka përforcuar bindjet e tij, që nëse një kryetar do të dinte të bëhej lider i partisë nuk do ishim në këtë situatë.
Leonard Olli: Sondazhi më ka përforcuar bindjet dhe në të njëjtën kohë dëshmon atë që unë kam deklaruar, që në rast se do të kishim një kryetar partie që do të kishte ditur të bëhej lider i së djathtës, sot nuk do të diskutohej fare çështja e humbjes së drejtimit të partisë apo e ngritjes së Berishës.
