Pas seancës 10 orëshe, Apeli shtyn për në 3 dhjetor vendimin për grupin Shullazi
10 orë seancë dhe Apeli i Posaçëm nuk arrin të dalë me një vendim për Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë të grupit të tij të akuzuar për gjobëvënie. Gjykata njoftoi shtyrjen e vendimit për në 3 dhjetor.
Në këtë rast u përsërit precedenti Dajti pasi procesi u zhvillua pa avokat. Vendimi erdhi pas mosparaqitjes për të disatën herë të mbrojtësve të Blerim Shullazit dhe Gilmando Danit.
Kolegji vendosi ta zhvillojë seancën pa praninë e avokatëve të tyre gjë që solli reagimin e të pandehurve të cilët u larguan nga salla në mënyrë demostrative dhe të njëjtën gjë bënë dhe avokatët.
Emiljano Shullazi ,Gilmano Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela akuzohen për shtrëngim për dhënie pasurie, shkatërrim të pronës me lëndë plasëse dhe kanosje ndaj biznesmenëve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe kërcinimin për tu tërhequr nga gara për Rektor të dekanit të Falutetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni dhe kanosjen e Rektorit Dhori Kule.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi të dënojë Emiljano Shullazin me 14 vjet burg, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Gilmando Dani me 12 vjet burg, me 10 vjet burg shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela dhe me 9 vjet burg Blerim Shullazin.
Grupi u shpall i pafajëshëm për akuzën e kërcënimit të Rektorit të Universitetit të Tiranës.

