"Nuk do jesh më pas 11 dhjetorit!" Alibeaj i përgjigjet Gjylametit: Është planifikuar tubimi Rama-Berisha-Meta

Kuvendi i 11 dhjetorit u bë objekt diskutimi edhe në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. 

Gjatë debatit për të hequr nga lista e dëshmitarëve drejtuesit e SPAK e Prokurorisë së Përgjithshme, deputetja Blerina Gjylameti u shpreh.

"Kemi kohë dhe 2 javë për të pasur një kryetar që do të dijë të respektojë ligjin. Data 11 e përcakton që nuk do të jetë më. 4200 dëshmitarë do të thërrasim. 4200 dëshmitarë patjetër".

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zgjodhi ti përgjigjej pas mbledhjes përmes facebookut.

"Me e qartë se kurrë, tubimi Rama-Berisha-Meta i planifikuar për datën 11. Tani ka nisur ti caktojë dhe drejtuesit e foltores. Gjylameti dekonspiron aleancën e interesave personale. Askush nuk mund dhe nuk do ta përdorë dot PD për interesa pesonale!"