Zjarr i madh në zonën e metalurgjikut në Elbasan, dyshohet se është i qëllimshëm

Që prej pasdites një zjarr ka përfshirë disa kontejnerë mbetjesh në zonën e metalurgjikut në Elbasan.

Zjarri kryesisht ka shpërthyer në afërsi të Uzinës 12 dhe vazhdon të jetë aktiv.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Elbasanit janë lajmëruar pak më parë dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje ku po punojnë për izolimin e flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Paraprakisht, sipas informacioneve jozyrtare dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.