"77 vjet bari. Ia mësoi gjyshi e po ia lë djalit" Historia e 82 vjeçarit nga Vlora: Nga shteti duam mbështetje jo shkollë
Osmën Nako është 82 vjeç dhe prej 77 vitesh punon si bari.
Nga fshati Picar i Selenicës Nako ia nisi që të ruajë bagëtitë që në moshën 5 vjeç.
Më herët punën e tij e kishte bërë babai e gjyshi, tani ai po e mëson edhe të birin.
"Profesionin e kam mësuar nga gjyshi dhe nga babai. Kam dhe djalin, e kam mësuar vetë," tha ai.
Sipas të moshuarit, ky është një profesion i cili më shumë se në shkollë mësohet me eksperiencë.
"Unë që e mësova djalin asnjë gjë shteti, e kam me djersën time dhe të fëmijëve bashkë me bashkëshorten. Shteti më ka dhënë vetëm një vit dhe s'po më jep më," tha ai.

Por në vend të shkollave, ai bën thirrje për mbështetje nga shtetit, e cila siç tregon 82-vjeçari ka qenë minimale.
Shumica e barinjve, blegtorëve apo bujqve janë larguar nga fshatrat e Vlorës.
Osmën Nako thotë se 20 vjet më parë në fshat kishte 10 bari, ndërsa sot numërohen 3 të tillë.




