Familjarët e Mateos protestë në Vlorë, bllokojnë Lungomare, ulen në mes të asfaltit: Duam drejtësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2021, 11:55
Pasi protestuan para paraburgimit të Vlorës, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, kanë vijuar protestën e tyre paqësore në brendësi të qytetit.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News, familjarët dhe të afërmit kanë bllokuar Lungomare, duke u ulur në mes të asfaltit.
Ata mbajnë në duar pankarta me foton e të miturit, ndërkohë kërkojnë drejtësi për vrasjen e tij. Në mbështetje të familjarëve kanë qenë edhe dhjetëra qytetarë të Vlorës.
