Protesta në Vlorë, familjarët e 8-vjeçarit gjuajnë me gurë drejt godinës së burgut ku po mbahet Çalamani

Tensione para paraburgimit ku po mbahet Klodian  Çalamani, i cili rrëmbeu, vrau dhe groposi  8-vjeçarin Mateo Vasiu.

Familjarët e Mateos kanë protestuar duke kërkuar drejtësi për vrasjen e të miturit, ndërkohë që kanë nisur të gjuajnë me gurë në drejtim të godinës ku po mbahej 38-vjeçari, pasi policët  nuk i lejonin të hynin brenda. 

Po ashtu ata kanë tentuar që të shqyejne portën me forcë dhe të futen brenda ambienteve të burgut.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 nëntor, në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari rrëmbeu, vra dhe groposi 8-vjeçarin. 

Çalamani i cili është cilësuar si “Monstra e Fierit,  e vrau 8-vjeçarin duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e varrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet kjo xhiro me biçikletë.