Tension në Vlorë, familjarët e Mateos tentojnë të hyjnë me forcë në paraburgimin ku mbahet Klodian Çalamani

Ka nisur protesta për vrasjen e e 8-vjeçarit Mateo Vasiu më 16- nëntor të vitit 2021.

Protesta ka nisur në para dyerve të paraburgimit të Vlorës, aty ku po mbahet dhe vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News familjarët tentojnë të shembin portën dhe të futen brenda.

Protesta para ambienteve të paraburgimit ka zgjatur për disa minuta, ku familjarët kanë tentuar të shqyejnë portën dhe të futen brenda, por që nuk kanë mundur. 

Nisur nga revoltimi i familjarëve janë shtuar dhe forcat e policisë, të cilët u kanë bërë rezistencë familjarëve. 

Të afërmit e të miturit, kanë kërkuar që të nxjerrin jashtë burgut Çalamanin dhe ta kryejne vetegjyqesi. Më pas të afërmit së bashku me qytetarët i janë drejtuar qendrës së Vlorës ku dhe do vijojnë protestën, ku kërkojnë drejtësi për të miturin.

Ndërkohë ata mbajnë pankarta në duar, ku shkruhet “Kërkojmë drejtësi”. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 nëntor, në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari rrëmbeu, vra dhe groposi 8-vjeçarin. Çalamani i cili është cilësuar si “Monstra e Fierit,  e vrau 8-vjeçarin duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e varrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet xhiroja me biçikletë.