Momenti prekës! Policët ngushëllojnë familjarët e Mateos para burgut në Vlorë ku mbahet Çalamani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2021, 10:55
Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, kanë protestuar ditën e sotme përpara ambienteve të paraburgimit ku dhe po mbahet i Klodian Çalamani, i cili rrëmbeu, vrau dhe groposi të miturin më 16 nëntor.
Familjarët kanë tentuar të shqyejnë portën për t’u futur brenda ambienteve por që nuk kanë mundur dot.
Më pas para portës janë shtuar forcat e policisë, të cilët janë munduar të ngushëllojnë familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 nëntor, në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari rrëmbeu, vra dhe groposi 8-vjeçarin.
Çalamani i cili është cilësuar si “Monstra e Fierit, e vrau 8-vjeçarin duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e varrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet kjo xhiro me biçikletë.
