Protesta në ambientet e paraburgimit në Vlorë, e ëma e Mateos: Mos na e fshihni kriminelin, dua të vërtetën
Nëna e Mateo Vasiut kërkon drejtësi për të birin, të cilin ia rrëmbeu dhe ja groposi Klodian Çalamani më 16-nëntor.
E ëma e të miturit e cila së bashku me familjarë dhe qytetarë të Fierit po protestojnë para ambienteve të paraburgimit ku po mbahet Klodian Çalamani, kërkon të vërtetën se pse 38-vjeçari ia vra djalin.
“Dua të vërtetën. Duam të dimë pse e vrau. Mos na e fshihni kriminelin. Çfarë të kërkonte do ja jepja. Të vijë të flasë këtu me ne. Të dalë i poshtri. Dil kriminel i mallkuar”- shprehet ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 nëntor, në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari rrëmbeu, vra dhe groposi 8-vjeçarin.
Çalamani i cili është cilësuar si “Monstra e Fierit, e vrau 8-vjeçarin duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e varrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet kjo xhiro me biçikletë.
