'Duam drejtësi për Mateon", familjarët e 8-vjeçarit zhvendosin protestën në qendër të Vlorës

Familjarët e Mateos së vogël, i cili u vra nga Klodian Çalamani kërkojnë drejtësi për vrasjen e të miturit.  

Pasi kanë protestuar para burgut të Vlorës, ku dhe ka pasur tensione pasi familjarët kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet ku po mbahet autori,  ata i janë drejtuar qytetit.

Familjarët të shoqëruar edhe nga qytetarë të Fierit, ku do të vijojnë protestën e tyre, pasi kërkojnë drejtësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 nëntor, në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari rrëmbeu, vra dhe groposi 8-vjeçarin. 

Çalamani i cili është cilësuar si “Monstra e Fierit,  e vrau 8-vjeçarin duke e goditur me kazmë në kokë e më e pas e varrosi në oborrin e banesës 8 vjeçarin Mateo Vasiu, pamja e fundit e të cilit do të mbetet kjo xhiro me biçikletë.