Pamje prekëse! Familjarët e Mateos kërkojnë drejtësi, qytetarët vlonjat i mbështesin me duartrokitje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2021, 11:50
Familjarët e Mateo Vasiut, i cili u vra më 16-nëntor, kanë zhvilluar protestë në Vlorë.
Pasi kanë zhvilluar për disa minuta protestën e cila është shoqëruar me tensione para ambienteve të paraburgimit ku po mbahet Klodian Çalamani, që vrau 8-vjeçarin, ata kanë zhvendosur protestën e tyre në qendër të qytetit.
Ndërkohë në mbështetje të tyre kanë qenë edhe qytetarët e Vlorës, të cilët kanë duartrokitur gjestin e tyre.
Siç shihet, teksa familjarët dhe të afërmit e Mateos kanë kaluar nëpër qytetin e Vlorë, qytetarët që kanë qenë në kafe, janë ngritur në këmëbë dhe kanë duartrokitur.
