Sekretarja e PD në Sarandë shkarkohet pas pjesëmarrjes në Foltore, Qurku e konfirmon për Ora News, PD e mohon: U dorëhoq

Dega e PD-së në Sarandë shkarkon nga detyra sekretaren e saj, Matilda Qurku.

Shkarkimi i saj vjen një javë pasi doli hapur në mbështetje të 'Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dega e PD në qytetin bregdetar në një deklaratë për mediat e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Qurku është dorëhequr që në maj të këtij viti dhe në mbledhjen e sotme është pranuar kjo dorëheqje dhe janë marrë katër propozime për zëvendësimin e saj.

Por vetë Matilda Qurku e kontaktuar nga gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj e mohon një gjë të tillë duke deklaruar se Kryesia ka mbajtur sot një mbledhje ku është vendosur shkarkimi i saj pa qenë prezent.

Reagimi i degës së PD
Nisur nga disa lajme te rreme te shperndara qellimisht ne media njoftojme se:

- Znj. Matilda Qurku ka paraqitur doreheqjen prane kryetarit te PDSH me daten 14 maj 2021!

- Sekretari i Pergjithshem ka leshuar shkresen Nr.132 ne zbatim te statutit per pranimin e doreheqjes se znj. Qurku nga pozicioni i sekretares se deges dhe per te sjell propozimet per emrat e rinj per kete pozicion Kryesia Dega Sarande.

Nisur nga sa me lart ne mbledhje e sotme te kryesise se deges pasi eshte diskutuar per organizimin dhe pjesmarrjen e delegateve te deges Sarande ne Kuvendin Kombetare te PDSH, date 18 dhjetor, ora 11:00, jane marr propozimet per sekretar dege.

Konkretisht jane propozuar:
1- Johan Mema
2- Ledion Tusha
3- Ledio Muco
4- Maria Xhelali

Partia Demokratike dega Sarande hedh poshte cdo aludim dashakeqes per shkarkime apo percarje. Ne jemi ne krye te detyres per te bere opozite dhe per te sjell sa me shpejt PD ne pushtet. Nje parti nje kuvend#18 dhjetor