Sa delegatë të Elbasanit firmosën pro Berishës? Gazment Bardhi nuk jep shifër: Foltorja po tallet me demokratët


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi njëherazi drejtues politik për Elbasanin, u gjend në vështirësi kur gazetari Jurxhin Mustafaraj e pyeti sesa delegatë kanë firmosur pro Sali Berishës në Elbasan.

Në intervistë për Ora News, ai nuk dha një shifër, duke theksuar se iniciatorët e foltores po tallen me demokratët.

Bardhi: Nuk e di. Nuk luaj me shifrat, ja kam lënë kolegëve të tallen dhe të thonë kemi mbledhur 110% të firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. I garantoj se do mbroj interesin e tyre, nuk jam në politikë për interesin e Gazment Bardhit. Jam i gatshëm të lë karrigen e sekretarit të Përgjithshëm nesër nëse çmohet se është në interes të demokratëve dhe të PD.