Rama: Gjoba të majme kush ndot bregdetin. Akuzon policinë se mbylli sytë

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.

Rama: Nuk do i miratojmë buxhetin asnjë bashkie në  nivelin e prefekturës po qe se nuk do të përmbajë fondin e nevojshëm për pastrimin. Nëse nuk do të kenë buxhetin do të punojmë me këshilltarët e bashkive që ta rrëzojnë buxhetin.

Në takimin e zhvilluar këtë herë me drejtuesit dhe prefektët e Bashkive të qyteteve bregdetare, Rama ka zbutur tonet dhe ka pranuar se menaxhimi i mbetjeve është një barrë e madhe dhe duhet të ndahet me të gjithë.

Rama: Kontributet përmes tarifave të pastrimit te familjareve dhe bizneseve janë nënkostot e tarifave te pastrimit te bashkive. Kjo bën që bashkitë të marrin fonde ekstra, ose të kemi territore të papastruara.

Sipas Ramës, kësaj sfide duhet t’i bashkohet Policia e Shtetit, të cilën e akuzon se ka mbyllur sytë përpara krimeve mjedisore. Ai paralajmëroi nje skemë tjetër për funskionimine pastrimit, gjoba ndaj qytetarëve.

Rama: Gjobat ose duhet të vënë të larta ose nuk funksionojnë. Gjobat e ulëta nuk kryejnë funksionin e tyre vetëm e thellojnë problemin, sepse gjoba është ndëshkim. Nuk ka kush ankohet për gjobë të lartë të mos bëjë aktin"Nuk i beson syve të shikosh gjobat, nuk i beson dot syve. Mjafton të marrësh shembullin e Singaporit, të paguash 10 mijë euro gjobë për çamçakizin që hedh për tokë do të thotë shumë.

Kryeministri Rama pohoi gjithashtu se ka kryetarë bashkish që lejojnë që të derdhen inerte në vende të paautorizuara. Ai nuk la pa përmendur dhe aksionin në Pyllin e Sodës.

Rama: Plehrat në Pyllin e Sodës kanë 30 vjet. Jemi duke pastruar një territor ku hedhja e plehrave është kthyer në fenomen arkeologjik. 30 vjet nuk ka shkuar këmbë njeriu nga bashkia e Vlorës të pastrojë Pyllin e Sodës. Është më e tmerrshme se, sa më thellë të futesh  në pyll aq më shumë ndeshesh me plehrat. Që do të thotë që edhe kur kanë bërë sikur kanë shkuar i kanë marrë plehrat e shtyrë më thellë. Ky është një moment që duhet ta kthejmë në një moment oportuniteti. Është e paimagjinueshme. Prandaj të bashkojmë forcat. Të gjithë duhet të bëjmë çmos që në radhë të parë secili të bëjë të vetën. Sepse kusurin më të madh e kanë këtu individët që e bëjnë të pamundur.

Aksioni i pastrimit që prej 30 ditësh vazhdon atje në pyllin e Sodës. Sepse për 30 vite nuk është pastruar. Sa më shumë të futesh në atë pyll aq më shumë plehra gjen.

Ndërkohë duket se beteja për Shkodrën, mes Edi Ramës dhe Voltana Ademit ka mbaruar pasi kryeministri është shprehur i gatshëm t’i plotësojë të gjitha kërkesat e saj për heqjen e mbetjeve urbane buzë lumenjve.