Demokratët mes dy "zjarresh", deputetes së Krujës i publikojnë foton në kafe me Berishën, reagon Bakiu: Mikpritja është virtyt
Përplasja Berisha-Basha dhe thirrja e dy Kuvendeve Kombëtare prej tyre kanë vënë në vështirësi deputetët demokratë se ku të pozicionohen. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me deputeten e Krujës.
Drejtoresha e Komunikimit e Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha, Floriana Garo, shpërndau foto të një takimi të ish-kryeministrit me demokratët e Krujës ku theksonte se deputetja e PD Merita Bakiu mbështet Foltoren.
"Deputetja e PD Merita Bakiu mbeshtet Foltoren!Ish Kryeministri Berisha takon per nje kafe depueten e Krujes Znj. Merita Bakiu dhe ish drejtuesit e qeverise vendore, bashkise dhe rrethit Kruje Sulejman Xhixha, Ylli Lamaj, e Shkelzen Hoxha me te cilet diskutoi krizen qe po kalon Partia Demokratike. Ne takim u fol edhe per mbeshtetjen e forte per nje Parti Demokratike me te hapur e me te bashkuar.Z. Berisha iu komunikua se 2/3 e delegateve te Kuvendit Kombetar kane firmosur formularin".
Por sapo lajmi u publikua në media, zonja Bakiu nxitoi të bënte një reagim duke sqaruar dhe pozicionin e saj.
"Përtej çdo keqpërdorimi dhe tentativë për përcarje: Si demokrate dhe krutane, nuk kam refuzuar dhe nuk do të refuzoj kurrë ftesën për kafe apo vizitë të asnjë demokrati. Mikëpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqëndrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi. Për këtë arsye, duhet të ecim sëbashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Të gjithë bashkë jemi më të fortë kundër regjimit të Edi Ramës. Betejën e kemi vetëm me të".

