"S'mund të fshihemi pas karriges së kryetarit", Bardhi: Fushatën në Kamëz e ka drejtuar Noka, Vokshi në Tiranë, Paloka në Durrës…

E ndërsa argumenti kryesor i "Foltores" së Sali Berishës mbetet paaftësia e Bashës për të sjellë në pushtet PD, Gazment  Bardhi ndaj një tjetër mendim.

Për Ora News, Sekretari i Përgjithshëm i PD thotë se partia funksionon si ekip dhe fitoret dhe humbjet janë përgjegjësi e përbashkët.

Ai nuk harron tu kujtojë deputetëve në krah të Berishës qarqet ku kanë drejtuar fushatën zgjedhore për 25 prillin.

Bardhi: Nuk ndaj parimin që kur fitojmë është meritë e të gjithëve dhe kur himbim është fajtor një individ.Ose fitojmë të gjithë bashkë ose humbim të gjithë bashkë. Fushatën në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë nuk e ka drejtuar Lulzim Basha por e ka drejtuar Flamur Noka, në Elbasan e ka drejtuar Gazment Bardhi, fushatën në degën 9 dhe 10 në Tiranë e ka drejtuar Albana Vokshi, fushatën në Durrës e ka drejtuar Edi Paloka.

Pra po të fitojmë është meritë e të gjithë dhe kur humbi fshihemi pas karriges së kryetarit, nuk funksionon kështu. Jemi një ekip dhe kemi të gjithë përgjegjësi dhe ka vend për përgjegjësi. Por nuk shfokusohemi dot nga fakti që arsyeja pse ndryshimi u nda në 25 prill nuk ishte faji i Lulzim Bashës por masakra zgjedhore që kreu Edi Rama. Ka vetëm një përgjegjës për atë që ndodhi në 25 prill, është Edi Rama dhe gjithë shteti që u shkri me PS, bandat dhe krimi i organizuar që u shkrinë me PS dhe kryen masakrën zgjedhore.

Ai mohon që drejtuesit politikë të PD të kenë humbur kontaktet me bazën, ndërsa personalisht thotë se ka qëndruar larg debatit të brendshëm për shkak të funksionit që ka deri ditën që Berisha vendosi të mbyllë në kasafortë 4200 firmat që pretendon se ka mbledhur.

Bardhi: Askush prej drejtuesve politikë nuk ka humbur kontaktin me bazën. Deri me 10 nëntor kur u ndodhi ajo procedurë e shëmtuar me kyçjen formularëve në kasafortë nuk kam telefonuar apo nuk kam marrë apo kontaktuar asnjë nga strukturat drejtuese as në Elbasan dhe as qark tjetër.