Salianji mbledh Kryesinë e PD në Korçë, ja çfarë do të ndodhë me anëtarët që shkojnë në Kuvendin e 11 dhjetorit

Drejtuesit politikë të PD-së janë vënë në lëvizje për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Basha me 18 dhjetor.

Ervin Salianji në Korçë mblodhi Kryesinë e PD dhe pas mbledhjes ishte tepër optimist.

"100% e anëtarëve të kryesisë së Korçës janë në mbështetje të kuvendit të 18 Dhjetorit. Kuvendet nuk janë si dasmat që gjithsecili fton këdo, ka procedurë të caktuar. Lufta është veç ndaj Ramës. Ndaj vjedhjes së qeverisë".

Edmond Spaho, deputet i këtij qarku, ka deklaruar se 65% e kryesisë së PD Korçë kanë votuar pro Berishës.

Salianji tregoi se çfarë do të ndodhë me ta nëse ata shkojnë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

"Nuk ndalohen ëndrrat. Anëtarët do vazhdojnë të jenë brenda PD. PD nuk përjashton asnjë. I mbledh të gjithë në 18 dhe vazhdon betejën me Edi Ramën"