Paloka: PD jashtë loje, bën sehir përballë qeverisë më të korruptuar

Edi Paloka sheh me shqetësim situatën në të cilën ndodhet partia e tij.

Për Ora News ai thotë se PD ndodhet jashtë loje dhe bën sehir përballë një qeverisë më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë vendi.

Paloka: Ne sot kemi një Parti Demokratike jashtë loje. Një opozitë që nuk ekziston. Dhe një kryeministër e qeveri më të korruptuarën, më anti-njerëzoren dhe anti-shqiptaren që kanë njohur shqiptarët që po rri dhe po bën sehir.