Kuvendi i PD-së, Paloka: Të verifikonin firmat, me 1 formular të falsifikuar do të mbyllja procesin

Thirrjen e një Kuvendi të dytë nga Lulzim Basha Edi Paloka e sheh një hile alla Rama që nuk bën asgjë tjetër veçse përçan PD.

Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se kryetari i partisë do të duhej të verifikonte 4200 firmat e delegatëve dhe nëse një prej tyre do të dilte e falsifikuar ai do të ndërpriste procesin.

Paloka: Everest, kemi një formular me emrin tënd që është firmosur nga ty. Ke firmosur ti formular, po ose jo? Kaq e thjesht ishte! Nëqoftëse ai thoshte jo, e ti kishe formularin në dorë, une do rekomandoja që aty të mbyllej procesi i verifikimit dhe pala tjetër të thoshte që ja urdhëro ka falsifikim. Nuk e pranuan këtë dhe shpallen një Kuvend të dytë që për mua është një lloj hileje alla Rama dhe që për fat të keq të çon vetëm në përçarje.