Paloka i prerë: Na duhet një kryetar që çon PD në fitore, pak rëndësi është Berisha, Basha apo tjetër
Për kreun e Këshillit Edi Paloka nuk ka rëndësi se kush do të jetë në krye të PD pas dy Kuvendeve të planifikuara në dhjetor.
Për Ora News me gazetarin Everest Dedaj ai thotë se jetën e ka të lidhur me PD ku investon prej 30 vitesh dhe jo me individë të veçantë.
Ndaj, shton ai, partisë kryesore opozitare i duhet një njeri që ta çojë në fitore.
Paloka: Mua nuk më intereson realisht as Basha e as Berisha si individë. Mua më intereson PD, jam themelues, kam 30 vite që sakrifikoj për atë parti. Jeta ime është e lidhur me atë parti. Kush do të jetë nesër kryetar i PD? Le të jetë realisht ai që e duan demokratët dhe e zgjedhin demokratët, është Basha, Berisha apo dikush tjetër për mua pak rëndësi ka. Na duhet një njeri që të na bashkojë dhe të na çojë në fitore.

