Operacioni antidrogë në Tiranë zbulon edhe vjedhje të energjisë, 3 elektriçistë mes 6 të arrestuarve
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 persona, tre prej tyre punonjës të OSHEE. Gjithçka ka marrë shkas nga një operacion antidrogë ku më pas ëshë konstatuar dhe vjedhje e energjisë elektrike.
"Seksioni për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të veprimeve të kryera në funksion të procedimit penal të nisur muaj më parë, si dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka kryer kontrolle në disa banesa, dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se në banesën e shtetasit E.K., dhe M.K., janë gjetur disa sende të kundraligjshme si peshore që shërbente për shpërndarjen e lëndës narkotike dhe municion luftarak. Njëkohësisht në banesën e shtetasit B. B., u konstatua se po kryente një ndërtim të paligjshëm" njofton policia.
Rriten rastet me Covid në Europë, OBSH-ja shprehet e shqetësuar
20 Nëntor, 15:44
Gjatë kontrollit të kryer në një ambient bodrum, në pjesën e pasme të ndërtesës së pallatit ku ndodheshin apartamentet e shtetasve të lartpërmendur, u konstatua nje lidhje e paligjshme energjie elektrike, e cila nëpërmjet një kabulli kalonte në drejtim të banesës ku banonin shtetasit M. K., dhe B. B.
Këta shtetas kanë bashkëpunuar në vjedhjen e energjisë elektrike me shtetasin E.K.,dhe H.K., ndërsa shtetasi E. M., ka pasur dijeni mbi vjedhjen e energjisë elektrike dhe nuk e ka kallëzuar në organet ligjzbatuese.
Nderkohë, nga hetimet rezultoi se lidhur me rastin e vjedhjes së energjisë elektrike, kanë shpërdoruar detyrën punonjësit e OSHEE-së E. D., A. S., dhe P. D., me detyrë shef grupi operativ në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
U arrestuan
- M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar per veprën penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”;
- B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm”;
- E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
- E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef grupi Operativ OSHEE;
- A. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Shef grupi Operativ OSHEE;
- P. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Shef Ekipi Operativ OSHEE. Të tre të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
U shpallën në kërkim policor shtetasit
- E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”;
- H.K., 65 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike".
Vijon puna për kapjen e autorëve të shpallur në kerkim, dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

