Mashtronin europianët nga Call Center, gjykata e Shkodrës liron 8 punonjësit, organizatori polak në arrati

Gjykata e Shkodrës nxori nga burgu tetë punonjësit e një Call Centeri ilegale, të akuzuar për mashtrim financiar të shtetasve europianë. Organizatori i skemës, një shtetas polak mbetet ende në arrati.

Tetë punonjësit e një Call Centeri ilegal në Shkodër të arrestuar me dyshimin se mashtronin shtetas europiane për investime në bursë e kriptomonedha qëndruan vetëm 2 ditë në qeli.

Gjykata e Shkodrës vendosi ti nxjerrë nga burgu dhe hetimi ndaj të rinjve do të vazhdojë me masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Autoritetet ndërkohë ende nuk kanë arritur të kapin 27-vjeçarin polak Pawel Wziontek që kishte ngritur skemën e mashtrimit financiar prej gati një viti në Shqipëri.

Në kërkim gjithashtu mbetet bashkëjetuesja e tij dhe një prej menaxherëve shqiptarë.

Ata përdornin platformat Vicidial, Forex dhe Exchange, ndërsa në shënjestër ishin kryesisht gjermanët dhe spanjollët të cilëve u ofronin mundësinë e jetës për tu bërë të pasur me investime në bursë.

Kur viktimat e mashtrimit bindeshin, para transferoheshin në një llogari bankare që kontrolloheshin nga polaku.

Kjo taktikë përdorej disa herë, ndërsa në rast se qytetari e kuptonte se po mashtrohej, punonjësit e Call Center-it bllokonin kontaktin.

27-vjecari polak për ti shpëtuar një operacioni ndërkombëtar për mashtrimet financiare përmes Call Centerave nga Shqipëria kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në mënyrë të fshehtë.

Autoritetet shqiptare sinjalizuar nga homologët e huaj për veprimtarinë e paligjshme që që po lulëzon në vendin tonë.