Ku shkojnë paratë e shqiptarëve? Braçe: 900 mln dollarë paga për administratën, kur qytetarët poshtërohen derisa të paguajnë jashtë ligjit

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka kritikuar buxhetin që do të shkojë për pagat e administratës publike për vitin 2022, i cili është parashikuar të jetë 900 milionë dollarë. Braçe shkruan se

Braçe thotë se kjo shumë është e pajustifikueshme, pasi sipas tij, administrata nuk është në shërbim të plotë për qytetarët shqiptarë, pasi i vonon e i poshtëron ata. Për Braçen që të justifikohen të gjithë këto para duhet që administrata të kthehet funksionale.

Postimi i plotë:

"KU VENE PARATE E SHQIPTAREVE(2)

900 MILION USD RROGA;

PER SEKTORIN PUBLIK DHE ADMINISTRATEN E SHTETIT!

Degjoni vazhdimisht “rrisni rrogat, rrisni rrogat ne shtet”, po shihni se sa shume paguajme per rrogat, 900 milion dollare vitin tjeter!!

Jane shume para;

POR A JANE EFEKTIVE?

Une mendoj qe JO dhe ja perse;

▪Rroga do paguajmë 900 milion USD vitin tjeter; 68,196 lekë është sot rroga mesatare në sektorin publik, ne administrate eshte edhe me e larte!

Por unë mendoj që nuk janë efektive kur administrata nuk sherben, nuk e ndjen as ne mendje e as ne zemer sherbimin, nuk e ka QELLIM SHERBIMIN, REZULTATET, RRITJEN PERMES TYRE; se eshte keshtu nuk ben punen e nuk ben sherbimin, madje madje harxhon muaj te tere pershembull edhe per te “bere letrat” per te marre parate e ndihmes per rindertimin nga Italia bujare;

Qytetaret i vonon, i bezdis, i poshterron derisa te dorezohen e paguajne pertej ligjit.

PARATE JANE, TANI NA DUHET ADMINISTRATA FUNKSIONALE PER TE JUSTIFIKUAR PARATE!"

Ku shkojnë paratë e shqiptarëve? Braçe: 900 mln