Lezhe: Të maskuar e me automatik hyjnë në lokal e terrirzojnë të rinjtë, zbulohet kush ishte objektivi
Tre persona të maskuar dhe armatosur kanë hyrë në ambientet e një lokali, duke kërcënuar katër persona që ishin në një tavolinë.
Referuar pamjeve të kamera të sigurisë ngjarje ka ndodhur pas mesnatës të datës 13 nëntor, në një lokal në rrugën e vjetër Lezhë-Milot.
Policia e Lezhës lidhur me këtë ngjarje ka bërë të mundur identifikimin e lokalit që shfaqet në video.
"Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent," informojnë blutë e Lezhës.
Lidhur me këtë ngjarje nuk ka pasur raportim në polici dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.
Policia gjithashtu bën me dije se u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale "Moskallëzim i krimit ", kryer në bashkëpunim.
Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.
