Përpjekjet për të "shpëtuar" Krishtlindjet në mes të pandemisë, çfarë masash po marrin vendet evropiane

 

Ndërsa Krishtlindjet po afrojnë, shumë vende evropiane do të detyrohen t'i kalojnë ditët e fundvitit pa atmosferë festive.

Gati dy vjet pas shpërthimit të pandemisë, e cila ka marrë jetën e më shumë se 5.1 milionë njerëzve në mbarë botën, dhe pavarësisht izolimeve zgjatura dhe të rënda në disa vende, rastet e reja të infeksionit të Covid-19 janë në rritje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i vdekjeve nga koronavirusi në Evropë është rritur me 10% ditët e fundit, duke thënë se Evropa është sërish në qendër të pandemisë, sipas një zyrtari të OBSH-së.

Arsyet kryesore për këtë fenomen janë ndër të tjera lodhja e njerëzve nga masat antiCovid  dhe rënia e temperaturës që ka kapur Evropën Veriore.

Ky imazh negativ, i cili po shënohet me afrimin e festave të Krishtlindjeve, ku pritet të ketë një numër të madh qytetarësh nëpër qendra tregtare dhe në vende të tjera dukë festuar, ka bërë që shumë vende evropiane të marrin masa shtesë kufizuese, këtë herë më të rrepta.

GREQIA

Në Greqi, masat e reja antiCovid do të hyjnë në fuqi mëngjesin e së hënës së 22 nëntorit, pas mesazhit televiziv të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Sipas kryeministrit, “nga e hëna e ardhshme, të gjithë qytetarët e rritur të pavaksinuar, përveç hotelerisë, nuk do të hyjnë në ambiente të tjera të mbyllura. As me paraqitjen  e testit negativ, si për shembull në kinema, teatro, muze ose palestra.

AUSTRIA

Austria u bë vendi i parë evropian që vendosi një bllokim për rreth dy milionë personat e pavaksinuar që nga e hëna e kaluar, dhe dje u bë vendi i parë në Evropën Perëndimore që rivendosi një bllokim total kombëtar, i cili përfshin edhe qytetarët e vaksinuar. Karantina e plotë do të zgjasë  maksimumi prej 20 ditësh.

GJERMANIA

Vala e katërt e pandemisë ka dhënë një alarm kombëtar  për ekonominë e katërt më të madhe të Evropës, sipas ministrit të Shëndetësisë Jens Spann, i cili u bëri thirrje qytetarëve të reduktojnë kontaktet e tyre sociale dhe foli për një "urgjencë kombëtare" duke lënë të hapur mundësinë për një bllokim të ri të përgjithshëm.

BELGJIKA

Të mërkurën, Belgjika shtrëngoi masat kundër pandemisë, duke e bërë të detyrueshme punën katërditore nga shtëpia si dhe zgjerimin e përdorimit të maskave, pasi vendi përballet me një rritje të shpejtë të rasteve të reja dhe pranimeve në spital.

Prezenca e detyrueshme në zyrë një herë në javë do të fillojë javën e ardhshme dhe do të jetë e vlefshme deri më 12 dhjetor. Më pas, punonjësit do të jenë në gjendje të punojnë nga zyra dy herë në javë.

HOLANDË

Më 13 nëntor, për shkak të rritjes së shpejtë të rasteve, qeveria vendosi një bllokim të pjesshëm , i cili pritet të zgjasë të paktën tre javë, restorantet dhe baret janë të detyruar të mbyllen në orën 20.

Në të njëjtën kohë është rikthyer përdorimi i detyrueshëm i maskës në dyqane.

FRANCË

Shërbimi shëndetësor publik i Francës tha të mërkurën se në 24 orët e fundit ishin konfirmuar 20,294 taste të reja , numri më i lartë që nga 25 gushti kur u hap vala e pestë e pandemisë.

Qeveria pranon se vendi po goditet nga një valë e re, por nuk ka ndërmend, të paktën për momentin, të vendosë masa shtesë kufizuese.

ITALIA

Vendi është rikthyer në situatën që ishte në majin e kaluar, kur u raportuan për herë të fundit më shumë se 10,000 raste të reja.

Tashmë në vend ka nisur një debat nëse masat kufizuese duhen miratuar vetëm për të pavaksinuarit , ose jo.

ZVICRA

Ministri zviceran i Shëndetësisë ka përjashtuar aktualisht masat e reja kufizuese për përballimin e valës së  re të  pandemisë, ndërkohë që infeksionet ditore janë katërfishuar në një muaj dhe kanë arritur nivelin më të lartë për vitin 2021.