Berisha fton gratë nesër në foltoren e demokratëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 13:02
Lideri historik i PD-së, Sali Berisha, fton gratë demokrate të marrin pjesë në bashkëbisedimin “Foltorja” për forcimin e PD-së, takim që do të mbahet ditën e diel, më 21 nëntor në Tiranë.
Diten e diele, me 21 Nentor, ora 17:00, ne Hotel Rogner, salla Antigonea, do te mbahet foltorja me Lidhjen Demokratike te Gruas se Shqiperise. Ftoj grate demokrate te marrin pjese.Vetem te bashkuar fitojme! sb" shkruan Berisha.
Nga Foltorja e radhës dje në Librazhd Sali Berisha ai u shpreh se nuk i harron figurat që kanë themeluar dhe që kanë sakrifikuar për PD-në.
Ai theksoi se në Kuvendin e 11 dhjetorit, themeluesi i PD Azem Hajdari do shpallet 'President Nderi' i përjetshëm i kësaj partie.
