Zhdukja e “Passatit”, ja njeriu kyç Blerim Kamberi që prishi mashtrimin e Pajtim Rrushit për makinën
Dëshmitë kontradiktore në lidhje me makinën e përdorur në vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha i cili u gjet i pajetë në Dajt, kanë rënduar pozitën penale të njërit prej personave të arrestuar për ngjarjen. Njëri nga shokët e dy vëllezërve të arrestuar për krimin ka treguar detaje në lidhje me lëvizjet e automjetit tip "Passat" duke implikuar të dyshuarit. Thëniet e dëshmitarit janë përputhur edhe me pamjet e kamerave filmike që kanë fiksuar lëvizjet e automjetit i cili ende nuk është gjetur.
Blerim Kamberi, njëri nga shokët e vëllezërve, Ferdinand dhe Pajtim Rrushi, të arrestuar për vrasjen e zhdukjen e biznesmenit, Ruzhdi Hoxha, është kthyer në dëshmitarin kyç, që ka ndihmuar policinë në zbardhjen e ngjarjes.
Një rrëfim kontradiktor i Kamberit, ka nxjerrë zbuluar, Pajtim Rrushin, për sa i përket vend-parkimit të makinës tip “Passat”, e cila ende nuk është gjetur nga policia.
Ajo që e bën Blerim Kamberin, si të dyshuar në këtë krim, të cilën policia ende nuk e ka bërë publike, janë veprimet e dyshimta të tij, duke kontrolluar makinën në pjesën e brendshme me dritën e çakmakut dhe shfaqja e tij para kamerave të një lokali, në mesnatën e 25 tetorit 2021, me një qese të madhe në duar.
Kamberi shfaqet me qesen e madhe, duke shkuar nga pas makinës tip “Passat” së bashku me Pajtim Rrushin dhe largohen në drejtim të, Malit të Dajtit.
Për këto rrethana policia ka marrë në pyetje, Pajtim Rrushin, në lidhje me vendndodhjen e automjetit të përdorur nga ana e vëllait të tij, Fredi rrushi.
Dëshmitari ka deklaruar fillimisht se ka kishte vënë re që makinë është parkuar në datën 25 tetor 2021, në afërsi të lokalit të tij, por nuk e dinte se kush e kishte parkuar dhe kujt ja kishte lënë çelësat.
Nga pamjet filmike policia ka zbuluar se makina është parkuar nga Blerim Kamberi, i cili ka pohuar në mbrëmjen e datës 25 tetor, ka qenë në afërsi të komisariatit Nr.5 në Tiranë dhe ishte duke lëvizur me automjetin e Fredi Rrushit.
Për këtë mospërputhje, midis këtyre dy personave është zhvilluar një seancë ballafaqimi në polici. Pajtim Rrushi, ka pretenduar se në lokalin e tij, shtetasi Blerim dhe se mbiemrin nuk ka ja dinte dhe i ka thënë se kishin ndaluar vëllain.
“…Unë jam tronditur kur më tha që më kanë ndaluar vëllain, dhe se Blerimi më porositi që të merrja ca ilaçe dhe t’ia çoja…”-ka treguar Pajtim Rrushi.
Ndërsa në lidhje me makinën, Pajtimi ka treguar në ballafaqimin në polici, se Blerimi i kishte pohuar se makinën e ka parkuar tek stacioni i autobuzit. Pajtimi nuk mbante mënd në këtë ballafaqim nëse, Blerim Kamberi i kishte dhënë çelësat e makinës ose jo.
Njëherësh në këtë ballafaqim Pajtim Rrushi, ka këmbëngulur se nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e makinës dhe kush mund ta kishte marrë atë. Por nga kqyrja e kamera filmike rezultoi se:”në orën 19:18 të datës 25 Tetor, shfaqet në fokusin e kameras, Blerim Kamberi, i cili hap derën e shoferit të automjetit dhe me dritën e celularit kërkon diçka, në automjet. Pasi ka kërkuar në automjet në orën 19:18, largohet përsëri në këmbë në drejtim të lokalit të Pajtim Rrushit.
Në orën 19:25 shfaqen në kamera dy shtetasit Blerim Kamberi, i cili ka një qese të madhe në dorë dhe Pajtim Rrushi, i cili shkon në drejtim të derës së shoferit. Ndërsa Blerimi, nga pas mjetit duke u larguar me qesen në dorë. Pajtim Rrushi, hap automjetin me pult dhe lë për disa momente të hapur derën, duke parë rreth e qark dhe më pas futet brenda në drejtim të automjetit. Ndërkohë që është brenda në automjet, tek dera e shoferit, vjen një punonjës policie, i cili pasi komunikon me drejtuesin largohet. Ne orën 19:26, automjeti i dyshuar fillon të lëvizë për tu larguar…”.
