Mashtronin gjermanë e spanjollë, shkatërrohet Call Centeri i polakut në Shkodër

Një shtetas polak prej një viti kishte ngritur në Shkodër një Call Center nga ku  mashtroheshin qytetarë europianë gjoja të investonin në Bursë dhe kriptomonedha.

Ata përdornin  platformat Vicidial, Forex dhe Exchange ndërsa në shënjestër ishin kryesisht gjermanët dhe spanjollët të cilëve u ofronin mundësinë e jetës për tu bërë të pasur me investime në bursë.

Kur viktimat e mashtrimit bindeshin, para transferoheshin në një llogari bankare që kontrolloheshin nga 27 vjecari Pawel Wziontek.

Kjo taktikë përdorej disa herë, ndërsa në rast se qytetari e kuptonte se po mashtrohej, punonjësit e Call Center-it bllokonin kontaktin.

Autoritetet shqiptare ishin sinjalizuar nga homologët e huaj për veprimtarinë që po lulëzon në vendin tonë.

Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme thotë policia e Shkodrës, ndërsa polaku për ti shpëtuar hetimit, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në mënyrë të fshehtë.

Kur policia mësyni ambientet vuri në pranga 8 punonjës, ndërsa organizatori i mashtrimit, bashkëjetuesja dhe një menaxher shpëtuan!

27 vjeçari Pawel Wziontek ndërkohë do ti nënshtrohet edhe hetimit pasuror për të gjetur e sekuestruar pronat dhe kapitalet e vëna me mashtrimin e europianëve.

Prej disa muajsh prokuroria shqiptare ka nisur një hetim mbi veprimtaritë e paligjshme të Call Centerave.


U arrestuan shtetasit:

1.Elisa Kolndreu

2. Olda Shpendi

3. Aishe  Baci

4. Senada Alija

5. Sonila Alija,

6. Ervin Osja,

7. Nikolin  Toma

8. Ysniela Dalipi

Në kërkim

1. Pawel Wziontek,  (shtetas polak) 

2. Alma Sokoli, (bashkejetuesja e tij)

3. Klodian  Memo