Veliaj shantazhoi gazetarin e Ora News, Demalia: Fyerje shumë e rëndë, mentalitet komunist! Të reagojë ambasadorja
Kryebashkiuaku Erion Veliaj, ditën e sotme ka përdorur fjalë fyese ndaj gazetarit të Ora News, Isa Myzyraj, duke mos e lejuar këtë të fundit të ndiqte aktivitetin e mbjelljes së pemëve edhe pse ishte i ftuar që të merrte pjesë.
Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe publicisti Ilir Demalia, ku në një intervistë për Ora News, tha se është se fyerja është shumë e rëndë për gazetarin, pasi atij nuk mund t’i ndalohet rruga as në luftë.
Demalia tha se edhe ai ndihet i fyer pasi për tema të ndryshme flet në televizionin Ora News.
Ilir Demalia: Kjo është shumë e rëndë, e para fyen një gazetar, e dyta bllokon një gazetar për të shkuar aty ku është I ftuar. Gazetarit nuk i ndalohet rruga edhe në luftë. Nëse Veliaj nëse ka gjë me pronarin e Ora News, Ylli Ndroqin të shkojë dhe të çojë dosjen, por pse duhet të fyesh një njeri që shkon dhe bën punën e vet. I thotë i shërben një trafikanti, në këtë televizor fol dhe unë dhe jam i fyer dhe unë. Ku i kam lidhjet unë me trafikantët apo me trafikun. Ky është mentaliteti komunist dhe arrogant. Këta ngaqë s’kanë më opozitë janë bërë fare të paturpshëm.
Në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme, ai tha se duhet të reagonte edhe Ambasada Amerikane në Tiranë Yuri Kim, pasi Veliaj ofendoi gazetarin para diplomatëve.
Ilir Demalia: Këtu duhet mbajë qëndrim ambasada, dhe për këtë duhet të fliste edhe ambasadorja amerikane që del flet edhe për qepët edhe për mollët. Duhet të flasë edhe për këtë, e ka bërë para diplomatëve.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti për online Anila Kolgjini.
