Ju flet Moska – Mësimi nga 75-vjetori i dëbimit, jo i largimit të amerikanëve nga Shqipëria
Mësimi nga 75-vjetori i dëbimit, jo i largimit të amerikanëve nga Shqipëria ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Ambasada amerikane në 17 nëntor përkujtoi në Tiranë me një ekspozitë 75-vjetorin e largimit të misionit amerikan nga vendin ynë.
U shpall zyrtarisht se këta amerikanë ishin grup sabotator që me urdhër do të sabotonin punën për tharjen e kënatës së Maliqit. Gjyqi do të hapej në 8 nëntor. Në 1946 edhe pse në pushtet PPSH ishte në ilegalitet. Organizatori i gjithë komplotit ishte Harry Fultz.
Ajo që më bëri përshtypje në këtë ekspozitë është se mungojnë fotot e evakuimit të amerikanëve me familjet e tyre nga porti i Durrësit.
Në nëntor ka pasur një det me dallgë dhe një varkë me motor i ka çuar amerikanët nga porti në anije. Kjo ka ndodhur në mënyrë poshtëruese dhe të rrezikshme. Mirë të kishte pasur edhe foto dhe nuk ka pse të mbahen sekret.
Kjo ceremoni përkujtimore u bë thuajse privatisht. Kjo gjë duhet të bëhej me drejtuesit e vendit, me kryeministrin, me qeverinë, me kryetaren e kuvendit, mirë presidentin nuk e do.
Mësimi që del nga e gjitha kjo është se kjo parti, PS, që hesht sot, nesër do ta bëjë sërish këtë punë dhe do t’i dëbojë amerikanët për llogari të Kinës.
Për më shumë ndiqni emisioni e plotë:

