“Azem Hajdari president nderi” Demalia: Në 1995 Berisha shkruante ishte bashkëpunëtor i Sigurimit e trafikant

Përmes një postimi në Facebook, analisti ilir Demalia shkruan se Berisha deklaroi sot se Azem Hajdari do të jetë president nderi i PD-së.

Ndërkohë, ai ka nxjerrë një shkrim ku thuhet se PD në 18 gusht 1995, nga fjala e Sali Berishës shkruante se Hajdari ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe një trafikant e vrasës.

Demalia: Sali Berisha, sot nga Foltorja e Librazhdit, deklaroj: Azem Hajdari, do të jetë "President Nderi" i përjtshëm i Partisë Demokratike. Berisha, ngelet një demagog-manipulator duke përfituar nga injoranca konformizmi ndjeksëve të tij, që nuk kanë, as referencë dhe as kujtesë historike, dhe as vetdije apo qëllim, por vetëm histeri turmash te gatshmë për linçime me gjuhë urrejtje si qeleshet dhe brekushet haxhqamiliste. Ja çfarë shkruan "PD" , 18 gusht 1995, nga fjala e Sali Berishës për Azem Hajdarin; Bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit dhe nje trafikant dhe vrasës e... Kur gënjen Berisha, si gjithmonë pa koherencë në fjalët e tij dhe jo konsistent por vetëm manipulator i agendave tē tij personale, familjare, klanore.