Berisha: Shqiptarët besuan tek opozita, por Basha i preu në besë, e ktheu PD-në në ministri të Ramës
Nga Foltorja e radhës në Librazhd, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se shoqëria shqiptare vuri besimin tek opozita, por u pre në besë.
Ai theksoi se Basha braktisi demokratët dhe e ka shndërruar PD-në një ministri të asaj që ai e quajti si ministri e narko-shtetit shqiptar.
Berisha: Ne kemi ardhur këtë vjeshtë si një shoqëri me një besim tek opozita dhe mbeti një shoqëri e tradhtuar dhe e prerë në besë, duke u braktisur. Edi Rama rrëmbeu dhe plaçkiti vota si kurrë më parë duke përdorur potencialet e shteti si në diktaturë. Dha vetëm në prill 91 milionë euro për të blerë vota.
Por peng kryetari që u zotuar se do të mbronte votën tuaj dhe se nuk do të njihte zgjedhjet harroi çdo zotim para jush duke i shkelmuar. Ai u kthyer dhe u mor vetëm më karrigen e tij dhe filloi bashkëpunimin e turpit me Edi Ramën. PD u bë një ministri e narko-shtetit shqiptar.


