Ruajtja e identitetit arbëresh kërkon kujdes të posaçëm, ministria e Jashtme bisedime me organizatat për unifikimin

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nisur bisedimet me përfaqësues të shoqatave të arbëreshëve për të forcuar lidhjen mes tyre. Përfaqësues të institucioneve thanë se ruajtja e identitetit arbëresh kërkon një kujdes të posaçëm në epokën e globalizmit dhe në këtë kuadër pritet në vijim dhe paraqitja e një botimi kolektiv me qëllimi identifikimin e vijimësisë së politikave të shtetit shqiptar për këtë çështje.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka nisur bisedimet me përfaqësues të shoqatave të arbëreshëve për të forcuar lidhjen e këtyre të fundit, një element i rëndësishëm ky për ruajtjen dhe përçimin e trashëgimisë kulturore.

"Duke e konsideruar Diasporën një prioritet të qeverisë shqiptare, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka punuar dhe vazhdon të punojë për një qasje koherente në hartimin e politikave shtetërore për Diasporën, ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm dhe konkretë për ngritjen e grupeve të punës dhe për  tërheqjen dhe rritjen e kontributeve të Diasporës ndaj Atdheut."

Njohuritë janë të kufizuara kur flitet për marrëdhëniet dhe ndër shkëmbimet ndërmjet arbëreshëve dhe shtetit shqiptar.

Studimet për to kanë hasur në pika lavdie, por edhe pika fikjeje.

"Mbijetesa e tyre dhe identiteti i pashpërbërë deri në ditët tona është një sfidë për studimet historike dhe shkencore të ditëve të sotme. Ky fakt historik, por dhe ky realitet ende i gjallë mbartin shumë pyetje dhe çështje ende të paqartësuara."

Ruajtja e identitetit arbëresh kërkon një kujdes të posaçëm në epokën e globalizmit.

"Ka një sensivitet të fortë në kontekstin tonë si politik ashtu dhe akademik. Bëhet fjalë për politikat e shtetit shqiptar që nga krijimi i tij deri në ditët e sotme ndaj dy komuniteteve të cilët janë jashtë kufijve tanë."

Për këtë çështje pritet dhe paraqitja e një botimi kolektiv me qëllimi identifikimin e vijimësisë së politikave të shtetit shqiptar në raport me arbëreshët.