Dosja e Davide Pecorellit, "Ora News burim informacioni për medien italiane"

Biznesmeni italian Davide Pecorelli që vendosi të zhdukej në mënyrë të mistershme në vendin tonë, në një intervistë ekskluzive për Ora News, më 14 nëntor ka rrëfyer për gazetarin Edison Vatnikaj rrugëtimin e tij.

Gazeta prestigjioze italiane "La Nazione" duke cituar "Ora News" shkruan se prokurori shqiptar i Pukës ka arritur të mbledhë prova të reja për inskenimin e vdekjes së 45-vjeçarit më 6 janar. Prokuroria e Pukës ka kërkuar ekstradimin e sipërmarrësit drejt Shqipërisë.

"Pas transmetimit të intervistës me Davide Pecorelli në televizionin shqiptar Ora News, Prokuroria e Pukës disponon prova të reja ndaj të dyshuarit i akuzuar për shkatërrim prone me zjarr dhe zhvarrosje," shkruan La Nazione.

"Konfirmoj gatishmërinë time për t'u kthyer në Shqipëri dhe për të vuajtur çdo dënim. Do të shohim qartë nëse gjyqtarët italianë do ta pranojnë kërkesën që vjen nga Puka. Megjithatë jam i qetë, nuk kam asgjë për të fshehur. As unë dhe as avokati im Giancarlo Viti nuk morëm komunikim zyrtar,  vazhdon sipërmarrësi. Më intervistoi një gazetar i "Ora News" dhe unë përsërita faktet e bëra tashmë të njohura," shkruan La Nazione.

"Për sa i përket “letër porosisë” që u nis nga Puka, burimet zyrtare bëjnë me dije se “është dërguar prej kohësh në shtetin italian për ekstradimin e ish-sipërmarrësit në vendin tonë – nënvizohet në raportin e Ora News – dhe se vonesa është për shkak të palës italiane.”

Pecorelli në rrëfimin e tij për gazetarin shqiptar Edison Vatnikaj ritheksoi se kishte parë thesarin Montecristo në dy kuti dhe se ndërsa po kërkonte kutinë e tretë, ai u identifikua nga policia pyjore e ishullit.

Artikulli i La Nazione 

Dosja e Davide Pecorellit, "Ora News burim informacioni për medien