Demokrati: Kam ardhur nga Belgjika për Foltoren dhe do rri këtu deri sa PD të vijë në pushtet

Nga Foltorja e radhës në Librazhd nga ish-kryeministri Sali Berisha një demokrat u shpreh se ka ardhur nga Belgjika për Foltoren dhe do të rrijë derisa të vijë PD në pushtet.  

Ai theksoi se sot ndodhet në Foltore dhe në 11 dhjetor do jetë në Kuvend për të firmosur ndryshimin dhe fitoren e PD-së.

Kurti: Jam Arben Kurti, Sekretari Organizativ i PD Librazhd, mirëserdhe në Librazhd zoti Berisha. Kam ardhur nga Belgjika për Foltoren dhe do rri këtu deri sa PD të vijë në pushtet. Në këtë sallë me njerëz të mirë, të mrekullueshëm, me familjarë të zotë, njerëz me vlera, janë këta në këtë sallë që i japin vlerë PD. Asnjëherë PD nuk i ka vlerësuar njerëzit. Nuk i ka marrë në konsideratë njerëzit, vetë propozo, vetë voto, poshtërsi.

Sot jemi te foltorja për të mbështetur 100 % jo vetëm unë me familjen time por të gjithë demokratët. Ne jemi më të mirët, më sinqertët më të zotët prandaj ne do fitojmë zoti Berisha. Kam ardhur dhe kam firmosur vetë me dorën time, askush nuk më ka detyruar. Sot jam këtu dhe në 11 dhjetor do jem në Kuvend për të firmosur ndryshimin dhe fitoren e PD. Do ju ndjek hap pas hapi. Basha le ta fillojë me përjashtimet nga unë i pari në Librazhd si pozicion por jo nga PD pasi nuk më solli ai në PD. Zoti Basha nuk e ka sjellë nga Holanda partinë por unë nuk e ndjek më atë.